Qytetarët e Kosovës që nga pandemia po përballen me ngritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve të ndryshme, përfshirë edhe ato esenciale.
Megjithatë, tash e disa muaj ka pasur ulje të çmimeve të disa produkteve, përfshirë çmimin e derivateve, që ka ndikuar edhe në uljen e çmimit të vezëve, vajit, e miellit, por jo edhe të bukës, raporton Arbresh.info.
Çmimi i miellit sipas kryetarit të Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muahmet Farizi, ka shënuar ulje për rreth 25 për qind në tregun ndërkombëtarë.
Ndërsa, çmimi i bukës në vend po vazhdon të jetë 60 cent, përjashtuar në disa furra ku buka kushton 50 cent.
Sipas, Farizit çmimi për 100 kilogram miell ka qenë 54 euro, ndërsa tani mund të blihet me 44 euro, apo ndryshe 44 cent për një kilogram.
Ai jep disa arsye se pse furrtarët ende nuk kanë ulur çmimin e bukës.
Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, për portalin Arbresh.info, pohon se një ndër faktorët kryesor të mos uljes të çmimit të bukës është rritja e energjisë elektrike dhe mungesës së fuqisë punëtore,
“Fuqia punëtore ka filluar që të mungojë në Kosovë, përmendet që duhet me importuar fuqi punëtore nga shtetet e tjera. Edhe çmimi i punës, rroga e punëtorëve ka qenë e obligueshme që të rriten. Furrtarët vështirësi kanë për me gjet punëtor dhe janë të detyruar që t’i ngritin pagat dhe çdo ngritje e pagës reflektohet në çmimin e bukës”, pohon Farizi.
Sipas tij, krahas vendeve në rajon, Kosova ka çmimin më të ulët të bukës.
“Sot mundesh të gjesh bukë me 35 cent nëpër marketet e mëdha në disa furra që nuk kanë shumë qarkullim shitet me 40 cent ka edhe bukë me 50. Buka është me llojllojshmëri. Krahasuar me çmimet reale me Shqipëri., Maqedoni dhe Serbi ne jemi me çmimet me të ulëta. Nëse krahasohet buka me një kafe që pihet nëpër restorant ë ndryshme, një kafe ti blen dy bukë. Me një kafe mund të ushqehet 4-5 anëtarë me një bukë”, tha ai.
Ankohen furrtarët: Shtrenjtimi i rrymës, shpenzimet e ujit dhe mungesa e fuqisë punëtore, ndikojnë në mos uljen e çmimit të bukës
Furrtarët mos uljen e çmimit të bukës e arsyetojnë, duke thënë se janë disa arsye që po ndikojnë.
Pronarja e një furre në Prishtinë, Suzana Duraku, thotë se është e informuar për uljen e çmimit të miellit, mirëpo ajo thotë se krahas uljes së miellit ka rritje të shpenzimeve të energjisë elektrike, të ujit dhe të fuqisë punëtore.
“Ka një rënie të lehtë të lëndës së parë, por pavarësisht rënies së lëndës së parë ka rritje të tjera, rritjen e rrymës të druri dhe fuqisë punëtore. Megjithëse, ka rënie të punëtorëve. Është mëse çmim i arsyeshëm tu e marrë vendet e rajonit si për shembull Mali e Zi është dyfishi i çmimit tonë, një bukë 500 gramë bukë është 1 euro”, tregon Duraku.
Ajo, pohon se për momentin çmimi do të jetë i njëjti, sepse sipas saj, ky është një çmimi i përballueshëm dhe i arsyeshëm për çdo qytetarë.
Po ashtu, sipas saj, nuk ka ankesa nga qytetarët për çmimin e bukës.
“Për fillim nuk e di mirëpo nuk është ndonjë rënie drastike dhe mendoj një bukë 500 gramësh për 50 cent është çmim më se i arsyeshëm dhe i përballueshme. Nuk është i pa kapshëm edhe për konsumatorët. Nuk ka asnjë ankesë nga qytetarët, 50 cent secili mundet me i pas në ditët e sodit”, shprehet ajo.
Arbresh.info ka provuar të marr qëndrimin e disa furrtarëve të tjerë lidhur me mos uljen e çmimit të bukës, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin para kamerës.
Dy nga furrat e kryeqytetit te Qafa, nuk kanë pranuar që të dalin para kamerës, mirëpo për Arbresh.info ata thanë se nuk kanë mundësi për ta ulur më shumë çmimin e bukës, për shkak të shpenzime të tjera të larta.
Megjithëkëtë, nëse vazhdon ulja e miellit, ata premtuan se do ketë edhe ulje të çmimit të bukës.
Në anën tjetër, qytetarët thonë se jo vetëm çmimi i bukës, por thuajse çdo produkt është i papërballueshëm për ta në këtë krizë ekonomike.
Ndryshe, nga viti i kaluar e deri në prill të këtij viti, Kosova ka importuar grurë dhe miell në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh, ndërsa vlera e eksporteve të këtyre produkteve ka qenë nën 2 milionë euro./Arbresh.info/Diellza Gashi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend