Spanja dhe Polonia, të cilat do të merrnin pjesë në stërvitje ushtarake “Phoenix of Anatolia – 2023″ janë tërhequr, sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros.
Siç thekson Ministria e Jashtme qipriote, “për sa i përket stërvitjes ushtarake “Phoenix of Anatolia – 2023”, e cila është një stërvitje e organizuar nga Turqia, që përpiqet të rregullojë entitetin e paligjshëm separatist në territoret e pushtuara.
Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me Zyrën Diplomatike të Presidentit të Republikës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ndërmorën hapat e nevojshëm në të gjitha nivelet.
U zbulua se shtetet pjesëmarrëse nuk kishin njohuri paraprake për përfshirjen e entitetit të paligjshëm separatist. Si rezultat i veprimeve të sipërpërmendura, Spanja dhe Polonia kanë informuar Republikën e Qipros se po tërhiqen menjëherë nga stërvitja./abcnews.al
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua