Vitet e fundit Lezha është kthyer në një atraksion turistik.
Kjo vëmendje e shtuar nuk vjen vetëm për vijën bregdetare, por edhe për site të tjera të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit.
Një ndër to është padyshim Memoriali i Skënderbeut, i cili çdo ditë vizitohet nga qindra turistë vendas dhe të huaj.
Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë kulturore, tregon se numri i vizitorëve është i lartë, dhe se gjatë kësaj periudhe janë arritur shifra rekord të vizitueshmërisë
Sipas Zefit, përveç Memorialit në Lezhë ka edhe vende të tjera që mund të vizitohen.
Janë ekspeditat mësimore vendase, grupe nga Kosova, por edhe nga Europa e më gjerë, të cilët janë të interesuar të shohin nga afër këtë monument, dhe të njihen me historinë e heroit tonë kombëtar me përmasa ndërkombëtare.
“Jam nga Bullgaria, nga Sofja dhe jemi këtu me një grup. Sapo kemi arritur dhe ky është një vend i mrekullueshëm dhe intrigues. Ju keni padyshim një histori të rëndësishme dhe më duket interesante për të mësuar më shumë për të”, thekson një turiste
“Jam nga Gjermania dhe jam agjent guidash turistike. Më pelqejnë peizazhet dhe ngrohtësia e bujaria e popullit shqiptar dhe padyshim historia e Skënderbeut”, tha një tjetër.
Rekord për 5 mujorin e këtij viti ka shënuar muaji Maj, ndërsa synohet që ky vit të kapë shifrat e vitit 2019, kohë kur numri i turistëve në Lezhë ka shënuar shifrat më të larta./TCH/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...