Kurti, Vitia dhe Rama dalin në Paradën e Krenarisë

17:58 | 10 Qershor 2023
Diellza Gashi

Ka nisur Parada e Krenarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kësaj parade i është bashkuar tani edhe kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Kryeministri Kurti ka dalë për herë të parë në një Paradë Krenarie.

Kujtojmë se Java e Krenarisë për këtë vit ka nisur më 5 qershor, e cila u manifestua me aktivitete të ndryshme të komunitetit LGBTI./Arbresh.info/

 

Të ngjashme