Janë arrestuar dy persona në Prizren, për posedim të mbi kilogramëve marihuanë.
Të dyshuarit njëri shtetas kosovar kurse tjetri shtetas turk në Prizren janë kontrolluar nga Policia e Kosovës në dy lokacione në Prizren dhe ua janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr mariuhanë.
Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacionin policor i koduar “Vera”, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rasti. Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970)”, ka njoftuar Policia.
Ndërsa të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...