Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë.
Siç bëhet e ditur nga policia, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Rr. Nacionale Prishtinë –Mitrovicë 09.06.2023-22:33. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze)”, thuhet në njoftimin e policisë
Policia shton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se rast është në procedurë hetimore./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...