Katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi janë gjetur të gjallë në jug të vendit më shumë se pesë javë pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një xhungël të dendur, tha presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
Fëmijët u shpëtuan nga ushtria pranë kufirit midis provincave kolumbiane të Caqueta dhe Guaviare, afër vendit ku u rrëzua avioni i vogël.
Avioni i vogël ‘Cessna 206’ po transportonte shtatë persona papritur raportoi një alarm për dështimin e motorit në orët e hershme të mëngjesit të 1 majit.
Tre të rritur, përfshirë pilotin, vdiqën si pasojë e përplasjes dhe trupat e tyre u gjetën në aeroplan.
Katër fëmijë të moshës 13, 9 dhe 4 vjeç, si dhe një foshnjë 11 muajshe i mbijetuan rënies.
Informacioni fillestar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili po koordinonte përpjekjet e shpëtimit, sugjeroi se fëmijët u arratisën nga avioni dhe u drejtuan në pyllin tropikal për të kërkuar ndihmë.
Ekipet e shpëtimit, me mbështetjen e qenve të kërkimit, gjetën më parë fruta të hedhura, të cilat dyshohet se i hëngrën fëmijët dhe strehimore të improvizuara të bëra nga bimët e xhunglës.
Në operacionet e shpëtimit morën pjesë avionë dhe helikopterë të ushtrisë dhe forcave ajrore kolumbiane./rel
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...