Guardiola për titullin e Ligës së Kampionëve: Absolutisht është një ëndërr

20:24 | 9 Qershor 2023
K.B

Pep Guardiola dhe Kevin De Bruyne pranojnë se fitimi i Champions League është një ëndërr dhe një obsesion për Manchester Cityn.

City po kërkon trofeun për herë të parë dhe për të kompletuar tripletën, pasi ata përballen me Interin në finalen e Stambollit të shtunën.

Skuadra e Guardiolës ka dominuar skenën vendase vitet e fundit, por në mënyrë të përsëritur ka dështuar për të ndjekur çmimin kryesor të Evropës, atë që klubi e lakmon më shumë.

Lojtari i Cityt De Bruyne dhe menaxheri Guardiola folën të dy në një konferencë shtypi para ndeshjes në stadiumin Olimpik Ataturk të premten.

De Bruyne u pyet fillimisht nëse ai mendonte se fitorja ishte një “ëndërr” apo një “obsesion”.

Reprezentuesi belg tha: “Ndoshta të dyja. Varet se për çka pyet. Çdo lojtar profesionist dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të jetë në krye”.

“Nëse mund të fitosh Ligën e Kampionëve, ke arritur një nga gjërat më të mëdha që mundesh”.

Guardiola ishte dakord kur iu bë e njëjta pyetje.

Katalanasi, i cili udhëhoqi Barcelonën drejt fitores në kompeticion dy herë, e ka çuar Cityn në fazat e eliminimit shtatë herë, por ende pa e shijuar si fitues.

“Absolutisht është një ëndërr”, tha ai.

“Për të arritur gjërat duhet të kesh një pjesë të duhur të obsesionit dhe dëshirës, është një fjalë pozitive dhe vullnet për t’u përpjekur ta bësh, por sigurisht që është një ëndërr”, u shpreh Guardiola. /kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme