Tymi nga qindra zjarret në Kanada, i cili tashmë ka mbuluar pjesë të SHBA-së dhe ka alarmuar rreth 75 milionë njerëz për cilësinë së ajrit, ka arritur deri në Norvegji, sipas shkencëtarëve vendorë.
Gjatë ditëve të fundit, tymi është shtrirë nga Kanadaja nëpër Grenlandë, Islandë, dhe tash në Norvegji, raporton CNN.
Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Klimatike dhe Mjedisore në Norvegji (NILU) kanë mundur të zbulojnë rritjen e përqindjes së tymit duke përdorur instrumente shumë të ndjeshme dhe më pas të konfirmojnë origjinën e tij duke përdorur modelin e parashikimit.
Si pasojë, norvegjezët mund të jenë në gjendje të nuhasin dhe madje të vërejnë tymin si një mjegull e lehtë, por, ndryshe nga pjesët e SHBA-së që kanë parë ndotje të rrezikshme, atyre nuk do t’u ndikohet shëndeti, tha Nikolaos Evangeliou, shkencëtar i lartë në NILU.
“Zjarret që udhëtojnë nga distanca kaq të gjata arrijnë shumë të holluara”, ka deklaruar ai për CNN.
Gjatë ditëve në vijim, tymi pritet të përhapet në të gjithë Evropën, por nuk ka gjasa që njerëzit të jenë në gjendje të nuhasin ose vërejnë tymin, tha Evangeliou.
Nuk është e pazakontë që tymi i zjarrit të udhëtojë në distanca të gjata. “Tymi nga zjarret si ato në Kanada injektohet në lartësi të mëdha duke qëndruar në atmosferë më gjatë dhe në gjendje të udhëtojë në distanca të largëta,” ka thënë shkencëtari norvegjez
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...