Ish-drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, ka hequr dorë nga gara për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar. (SHSKUK).
Arbresh.info ka marr vesh se janë disa arsye, të cilat e kanë shtyrë, Lenjanin të tërheqjet nga gara.
Disa nga arsyet që kanë shtyrë atë të largohet nga konkursi, dyshohet të jenë dyshimet për gara jo të drejt, njëanshmëri, si dhe njohuria se kush do ta fitojë këtë konkurs.
Portali Arbresh.info ka kontaktuar Lenjanin për të mësuar më shumë rreth tërheqjes së tij, mirëpo i njëjti deri tani ka qenë i pa qasshëm.
Ndryshe, më 16 maj në faqen zyrtare të ShSKUK-së u publikuan emrat e gjashtë kandidatëve për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.
Në mesin e kandidatëve ishte edhe ish-drejtori i Emergjencës Basri Lenjani.
Lenjani, ishte larguar në vitin 2020 dhe ishte zëvendësuar nga Valbon Krasniqi.
E katër kandidatët e tjerë janë për këtë pozitë janë: Sanije Gashi, Elvir Azizi dhe Haqif Arifi dhe Zef Ndrejaj./ Arbresh.info/
LEXO EDHE
Publikohen emrat e kandidatëve për drejtor të ShSKUK-së – Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?