Rektorati, dhe Rektori Ramadan Zejnullahu ka qenë sfida kryesore dhe brenga e sivjetme e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Largimi i rektorit dhe kthimi në punë, bllokimi i mbledhjeve të Senatit, dhe shumë zhvillime tjera që ndodhen përreth këtij institucioni në fakt sipas Ministrit të Arsimit Arsim Bajrami, ka qenë problemi më i madh me të cilin është ballafaquar ministria.
Por kur kjo situatë mori zgjidhjen, Bajrami thotë se mori shumë lëvdata dhe kjo në fakt po e shtynë të mendoj se ka shpresë për Universitetin e Prishtinës.
Por krejt kjo situatë sipas ministrit Bajrami ishte krijuar si pasojë e mospajtimeve midis rektorit dhe senatit, të cilat sipas Bajramit nuk kanë pasur për bazë kauzën akademike por nganjëherë manifestojnë një primitivizëm të panevojshme për rininë dhe studentët e UP-së.
Dështim tjetër për Ministrinë e Arsimit që ka evidentuar sot ministri Arsim Bajrami ka qenë edhe arsimi profesional, progresi i të cilit nuk po e kënaq ministrin.
“Dëshira ime ka qenë shumë që këtë vit t ë punojmë shumë tek arsimi profesional dhe nuk e kemi realizuar sepse ende nuk i kemi profilizuar shkollat profesionale dhe ky është një zotim që në fillim të vitit të ardhshëm do të vendosim standarde kombëtare për arsimin profesional”, tha më tutje Bajrami.
Por edhe pse ministria ka pasur këto dështime ministri i Arsimit, thotë se objektivin që e ka pasur për të ngritur cilësinë është duke e arritur. Krejt këtë ai e bazoi në miratimin e shumë ligjeve dhe rregulloreve dhe strategjive kombëtare për përmirësimin e cilësisë.
Ngritja e cilësisë do të jetë edhe më e madhe në vitin e ardhshëm, pasi që Bajrami bazohet në vullnetin e madh që kanë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar dhe ata të arsimit të lartë.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...