Më 8 qershor, Britania e Madhe paralajmëroj sanksione të reja kundër Bjellorusisë si ndëshkim për mbështetjen e saj për pushtimin rus të Ukrainës dhe shtypjen e saj ndaj aktivistëve antiqeveritar.
Sanksionet synojnë eksportet bjelloruse, të cilat kanë financuar administratën e liderit autoritar bjellorus Alexander Lukashenko. Ata ndalojnë importet e arit, çimentos, drurit dhe gomës nga Bjellorusia.
Ata gjithashtu bllokojnë eksportin e parave dhe makinerive, së bashku me mallrat, teknologjitë dhe materialet që mund të përdoren për të prodhuar armë kimike dhe biologjike.
Roli i Bjellorusisë në pushtimin rus të Ukrainës ka rezultuar tashmë në sanksione nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian (BE).
Një seri aktivitetesh ushtarake dhe stërvitje të përbashkëta të forcave ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë në fillim të këtij viti kanë ripërtërirë shqetësimet se Minsku po përgatitet për një rol më aktiv në konflikt.
Rusia dhe Bjellorusia hynë në një aleancë si një entitet mbikombëtar në 1997 me qëllim të thellimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit.
Organizata bjelloruse e të drejtave të njeriut Vesna deklaron gjithashtu se ka rreth 1.500 njerëz të burgosur në Bjellorusi për lidhje me aktivitetet e opozitës./RSE
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...