Google ADS

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore

08:46 | 9 Qershor 2023
Emir Abduramani

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara – si guvernatore të Bankës Qendrore.

Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit.

Erkan – ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë, dhe drejtore menaxhuese e Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi.

Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, e ka prezantuar të shtunën kabinetin e ri qeveritar.

Ministër i Financave është emëruar, Mehmet Simsek.

Simsek – i cili ka punuar si ministër i Financave dhe si zëvendëskryeministër edhe në qeveritë e kaluara – njihet për qasjen kundër politikave jokonvencionale të Erdoganit për ulje të normave të interesit, me qëllim të luftimit të inflacionit.

Deri më tani, atë detyrë e ka mbajtur Sahap Kavcioglu.

Nën menaxhimin e Kavcioglut, norma e interesit është ulur në 8.5 për qind.

Më 2021, norma ka arritur në 19 për qind.

Shkalla e inflacionit ka rënë nën 40 për qind në Turqi, në maj, për herë të parë në 16 muaj./rel

Të ngjashme