Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar forcat e armatosura të shtetit të tij për arritjet në luftimet e rënda në rajonin lindor të Donetskut, raporton BBC.
Në përditësimin e tij të rregullt mbi luftën, Zelensky tha se kishte “beteja shumë të vështira” në vazhdim, megjithëse ai nuk dha asnjë detaj për ndonjë sukses luftarak.
“Por ka një rezultat dhe unë jam mirënjohës për të gjithë ata që e siguruan këtë rezultat! Bakhmut – bravo. Hap pas hapi. Falënderoj secilin nga luftëtarët tanë”, shtoi ai.
Udhëheqësi i Ukrainës po fliste në një tren pas një vizite në rajonin e përmbytur Kherson, të shkatërruar nga përmbytjet që pasuan shembjen e digës Kakhovka në fillim të kësaj jave.
Imazhet që shoqëronin postimin e tregonin atë duke u takuar me komandantë të lartë ushtarakë në terren.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...