Këto janë ngajrjet e paralajmëruara për ditën e sotme:
09:30
Mbahet konferenca shkencore “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, që organizon Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim e Institutin e Historisë dhe Komunën e Ferizajt. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj)
10:00
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)
10:00
Fakulteti i Edukimit mban konferencën Ndërkombëtare KICER 2023. Marrin pjesë studentë, profesionistë, ekspertë dhe organizata që punojnë në fushë-tematikat e konferencës. (Fakulteti i Edukimit)
10:30
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje para ndeshjeve tëkëtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. (Kampi Nacional, Hajvali)
11:00
Mbahet debati me temën “Situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale – sfidat dhe zgjidhjet”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
11:30
Pas zhvillimeve të ditëve të fundit, Shtabi i KFOR-it mban konferencë për media. Zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, do të ndajë informacione për aktivitetet e KFOR-it. (Qendra Informative Mediale e NATO-s, ndërtesa e Radio Kosovës)
17:00
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje para ndeshjeve të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. (Kampi Nacional, Hajvali)
18:00
Mbahet për herë të parë Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi. (Qendra e Kulturës “Imri Curri”, Hani i Elezit)
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani