Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të enjten se përpjekjet e Arabisë Saudite për reforma do të jenë më të suksesshme nëse përmirësohet gjendja e të drejtave të njeriut në vend.
Zoti Blinken foli në krah të homologut të tij, Princit Faisal bin Farhan në përmbyllje të vizitës në Arabinë Saudite që synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Përparimi në forcimin e të drejtave të njeriut konsolidon raportet tona. Ne do të vazhdojmë të nënvizojmë publikisht dhe në mënyrë private rëndësinë që i japim të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut”, tha ai.
Zoti Blinken tha se në bisedimet me zyrtarët izraelitë ngriti shqetësimin mbi raste të veçanta të shtetasve amerikane që mbahen nën arrest në Arabinë Saudite, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Sa i përket Izraelit, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara “mbështesin plotësisht integrimin e Izraelit në Lindjen e Mesme, dhe që prej ditës së parë, ne kemi bashkëpunuar për forcimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe zgjerimin e tyre me vënde të tjera. Këtu përfshihet dhe Arabia Saudite”, tha ai.
Gjatë muajit maj, Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni po bënte përpjekje të forta për krijimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite ka qenë objektiv kryesor i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i jashtëm Cohen tha muajin e shkuar se ishin “përpara një përparimi të mundshëm”.
Megjithatë, mundësitë për një perspektivë të tillë kanë qënë të dyshimta, për shkak të tendosjes së marrëdhënieve të Riadit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe ardhjen në pushtet të qeverisë së ekstremit të djathtë të zotit Netanyahu.
Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan tha se mbretëria do të parapëlqente që Shtetet e Bashkuara të ishin një nga konkurentët me oferta për programin e saj bërthamor për përdorim civil.
“Kemi dallime në qëndrimet tona, por po punojmë në gjetjen e mekanizmave që të mund të punojmë së bashku”, tha ai./voa
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...