Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje në rrjetin social Facebook ka publikuar një video gati dy minutëshe ku ka bërë bashkë ngjarjet e kaluara në Kosovë dhe ngjarjet që kanë ndodhur tani në veri të vendit.
LVV ka publikuar edhe aspiratat e Serbisë ndaj Kosovës gjatë viteve, përcjell Arbresh.info.
Kjo video mban titullin: “Republika e Kosovës nuk i nënshtrohet milicisë fashiste të Vuçiqit”.
Në këtë video thuhet se Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar kah vlerat evropiane, por, vetëm Serbia nuk pajtohet me këtë.
“Republika e Kosovës është përpjekja shkekullore e popullit të saj. Ajo është kërkesa për liri, demokraci e barazi me popujtë e tjerë. Republika e Kosvës është rezultat i mijëra dëshmorëve, martirëve e të burgosurvë politik. Ajo rezultat edhe i aleatëve tanë. Republika e Kosvoës është aspiratë e popullit për të shkuar e qëndruar kah vlerat e perëdnimit. Ka vetëm një vend që nuk do e nuk pajtohet më këtë fakt: Serbia. Shteti që ka shkaktuar në tri dekada katër lufta. Ka kryer gjenocid në Kosovë e Bosnjë. Ky shtet autokratik vazhdon të cenojë integritetin e vendit. Kështu ka bërë për gjtihë këto vite prej vitit 1999. Madje ajo ka bërë spastrimin etnik edhe pas luftës. Në very të vendit. Kujtojmë natën e 3 dhe 4 shkurtirt 2000. 10 shqiptarë u ekzektuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11364 perosna të tmerruar, dhunshëm u detyrauan të largohe. Përmes milicisë fashiste Serbia vazhdon të cenojë rendin kushtetues. Këto të gjitha po bëhen me orkestrim të organizuar nga Beogradi. Por, Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues”, thuhet ndër të tjera në videon e VV-së.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...