Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka propozuar që votimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë të ndahet në zona zgjedhore.
Para deputetëve, Haxhiu tha se votimi me zona zgjedhore duhet të bëhet me modelin 7+2, ku 7 zonat përfshijnë 7 rajonet kryesore të vendit, dhe dy të tjera janë për diasporën dhe komunitetet pakicë.
“Votuesi duhet të ketë të drejtë të votojë 5 kandidatë në zonën e tij nga subjekti politik që ai voton, dhe 5 kandidatë nga partitë tjera. Deputetët duhet të kenë të drejtë të votohen vetëm në zonat që ata kandidojnë”, tha Haxhiu.
Kjo metodë sipas tij është më e lehtë dhe do e fuqizonte shtetin, njëkohësisht do e rriste kualitetin e përfaqësimit të qytetarëve nga deputetët.
“Kjo është e nevojshme që asnjë komunë të mos mbetet pa përfaqësues të tyre në parlament, ashtu siç ka ndodhur viteve të fundit”, tha Haxhiu.
Një sistem të tillë ku votimi për Kuvend bëhet me zona zgjedhore e ka Shqipëria.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...