Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar dhe përgjegjësi shtesë rreth 500 ditë luftime më Ukrainë, duke ndarë këndvështrime strategjike në “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut dhe Institutit të Luftës në Washington; panele me Ekpertë/personalite të sigurisë në Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Paris, Bukuresht, Sofie, Prishtinë, Varshavë, Kolegjin e NATO-s Romë, etj”.
Në pamundësi për tu dhënë përgjigje të dedikuar sejcilës nga mediat e interesuara, për specifikisht pritshmëritë e kundërofensivës dhe bashkë me të për fatin e luftës në Ukrahinë në vijim po paraqes një përmbledhje të përditësuar nga rrreth 500 ditë të përballjes stoike të Ukrainës si dhe vendosmërisë së Aleancës Transatlantike (USA/NATO/UK/BE) në fushbetejën me të keqen e përbashkët: Para 16 muajsh, më 24 Shkurt 2022, regjimi i Putinit j’u rikthye aventurës kriminale së pushtimit të një shteti sovran nëpërmjet fuqisë armëve, duke sfiduar njëkohësisht rendit global të sigurisë, si dhe duke kërcënuar statusquonë gjeopolitike jo vetëm në rajon.
Kështu, mbas 16 muajsh, është bërë edhe më e qartë se Rusia-Putiniste e nisi agresionin ushtarak, jo vetëm me riciklimin e një ndërmarrje të përgjakshme (si lufta), por edhe me konceptet, armatimet dhe mëndjet e ndyshkura.
Udhëheqës të deformuar nga paranojat e (mbi) pushtetit dhe nostralgjik të “lavdisë së ushtrisë së kuqe” në Kremlin; kamikazë anti-perëndimorë; gjeneralë të vetë(de)graduar; sekserë të interesave të oligarkisë dhe analist/pagatorë të gjithëditur në mbarë botën (përfshi në Shqipëri, etj), e (mbi)vlerësuan fuqinë ushtarake të Rusisë me peshoren tradicionale [numur tankesh, Mig/29 (pothuaj ekujvalent me F-35), mbushje/arm bërthanore, etj]. Për pasojë parashikuan skenarin më ogurzi: “në mos punë javësh, maksimumi muajsh do ta celebronin me “këng e valle” fitoren e lavdishme të pushtimit të Ukrainës si dhe triumfin ndaj Aleancës Transatlantike në një paradë madhështrore në Kiev në 9 Maj 2022”.
Falë gjakut, rezistencës heroike dhe sakrificave sublime të Ukrainës martire, asgjë nga këto nuk ndodhi. Por çfar është arritur (?) dhe kush është situata mes palëve ndërluftuese mbas 16 muajsh?
Pamvarësisht përpjekjeve të dëshpëruara nga paniku, apo së fundmi edhe përshkallëzimi me sulme terroriste ndaj digës së Hidrocentralit në Kakhovka apo tubacionit ndërkombëtar të amoniakut, në Kharkiv, me qëllim për të penguar kundërofensivën e përforcuar dhe të bekuar nga Perëndimi, Rusia – Putiniste ka (keq) dështuar për të arritur objektivat strategjike (pushtimin), për të mbajtur epërsinë operacionale si dhe moralin e ushtrisë.
Në të kundërt, në 16 muaj luftime të përgjakshme, Rusia rezulton e humbur në të gjitha aspektet: “rreth 30% të teritoreve të pushtuara dhe të shpallura me referendumet nën bajoneta si pjesë të Mëmës-Rusi; 200 mijë të vrarë në fushbetejë; rreth 5 Trilion €, ose 3 herë më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë për 2022 (1.7 trilion €); rrënuar moralin e ushtrisë, kohezionin dhe prestigjin e kombit Rus; epërsinë operacionale si dhe iniciativën strategjike”!
Nga ana tjetër, 16 muaj luftime, vërtetuan katërçipërisht, se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, vlerave perëndimore si dhe ndaj interesave të Aleancës Euro-Atlantike (USA/UK/NATO/BE)”.
Mbas 500 ditë luftimesh të përgjakshme është vërtetuar po ashtu, (ndoshta me 2-3 përjashtime nga aktorë kontravers por pa intuitë strategjike), se Rusia -Putiniste e ka humbur edhe betejën/shpresat për të testuar kohezionin mes 31 vendeve të NATO-s, duke përdorur gazin “si armë gjeopolitike” apo duke kërcënuar (si shtet terrorist) me fuqinë bërthamore !
Mbi 100 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, zgjerimi i NATO-s në kufijt e Rusisë me vendet Skandinave (Finland & Suedi), etj janë prova të forta që demostrojnë për kohezionin e përforcuar të Alancës në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, për mbrojtjen e statuskuose dhe interesave të Aleancës Transatlantike në rajon.
Kështu, mbas 16 muaj lufte të përgjakshme Rusia – Putiniste gjendet edhe më e izoluat nga mbarë bota: “nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 4 shtete e njohën në këtë aventure neo-naziste”; për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe “urdhër arresti nga gjykata ndërkombëtare” për Putinin dhe me tej për të gjithē listën e Gjeneralëve dhe oborrtarëve ose “kriminelëve të luftës” rreth Tij, flasin me fortë se kërcëllimat e Mig-29, Tankeve dhe të raketave në fushbetejë.
Nga ana tjetër, përkundër ngërdheshjeve cinike të pjellës së KGB-së, dorën e gjakosur të Putinit e refuzojnë edhe autokratët e Azis Ju-lindore, ndërsa si aleat i kanë mbetur vëtëm regjimet terroriste, siIrani, Korea e Veriut & Junta e Malit.
Nga ana tjetër, duhet thënë fatmirësisht, Rusia – Putiniste keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të diskretituar dhe zyrtarëve të korruptuar si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo për të ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar duke kërcënuar “deri me agresion ushtarak nën ispektimin e Ambasadorit Rus në Serbi … !!” jo vetëm sovranitetin teritorial të Republikës së Kosovës, por edhe prezencën e shtuar të NATO/KFOR-it me mision në terren ?!
Po ashtu, 16 muaj luftime me “superfuqinë e kapur nga paranojat e ambicieve staliniste”, gjithësesi treguan se përtej sakrificave sublime të Ukrainës fati i luftës mbetet i ndërlidhur nga fuqia e kohezionit si dhe mbështetja me armatime moderne nga Perëndimi.
Në terma financiare, paketa e mbështetjes nga Perëndimi, USA, UK, Gjermani, Norvegji dhe vendet e NATO-s (sisteme Patriot, Dronë, Tanke, Avion, etj) e konfirmuar në prag të kundëmësymjes strategjike arrin në mbi 100 miliard €.
Nga ana tjetër, Samiti Historik i BE dhe vizita e Presidentit të SHBA, Joe Biden në Kiev; pritja dhe mesazhet mbresëlënse të Presidentit Zelensky në të gjitha kancelaritë, Institucionet dhe forumet Euroatlantike, demostrojnë vëndosmërinë e palëkundur të Perëndimit për ta mbështetur pa kompromis Ukrainën, deri në fitoren përfundimtare ndaj të keqes së përbashkët, Rusisë-Putiniste.
Po ashtu, duhet risjellim në vëmëndje se në “përpjekjen e mënçur” për të shmangur gjakderdhjen, Ukraina në akordancë me Perëndimin “ofruan” një qasje të moderuar në raport me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. E thënë me thjesht, Shtëpia e Bardhë, Londra, Berlini, etj fillimisht “negociuan Ukrainën neutrale ose si buffer zone” mes NATO-s dhe Rusisë. Ndërsa, mbas 16 muaj luftimesh të përgjakshme, Ukraina, përsëri në sikron me Perëndimin i është rikthyer zyrtarisht aspiratës së anëtarësimit në NATO, ndonëse Sekretari Përgjithshëm Stoltenberg i është përgjigjur “me kohën administrative/burokratike = të mbas luftës)”.
Me fjalë të tjera, të gjithë faktorët po projektojnë njē paqë të qëndrueshme mbas përfundimit të luftës. Kështu jo shumë von shpresoj ta shohim Ukrainën në tavolinën e Brukselit mes 32 vendeve anëtare të NATO-s. Ndërsa e thënë në gjuhën popullore, nëpërpjet kësaj aventure gjakatare Rusia – Putiniste: “në vënd të vinte vetulla nxorri dhe sytë” duke u vetë-rrethuar dhe çuar kufijt e NATO-s jo me shumë larg Moskës.
Në përmbyllje të sa më sipër, mendoj se me mbritjen 90 % të paketës së armatimeve të gjeneratës së fundit nga SHBA, UK, Gjermania dhe nga pothuaj të gjitha vendet e NATO-s (tanke Abrams, Challenger, Leopard, sistemeve Patriot, Dronëve Bajraktar, Avion luftimi, etj), është koha strategjike e duhur për të nisur kundërmësymjen e fitores së merituar nga gjaku, qëndresa heroike dhe sakrificat sublime të Ukrainasve por edhe të mbështetur dhe të bekuar nga Perëndimi.
Nga ana tjetër, kjo kundërofensivë do të shënojë vetëm fillimin fundit të rrokullimës pa ndalim të Rusisë – Putiniste, e cila jo vetëm po e humbet me turp luftën por, sigurisht do të gjynjëzohet në përballjen me fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar, vlerat demokratike dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE)!
Me këtë rast, nuk kemi pse të mos e përshëndesim dhe ndihemi krenar, për rolin aktiv të Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e perfomancës dinjitoze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së; për solidaritetin dhe mbështetjen e pa kushtëzuar të qëndrimeve, vendimarrjeve dhe angazhimeve të USA/NATO-s si dhe kontributeve me shumë se modeste që RSh vijon ti japë Ukrainës martire.
Në shtesë, nga cilësa e ekpertit të sigurisë do t’i këshilloja faktorët politik dhe aktorët shtetërorë të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskretitimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë, mbetet një rrethanë e favorrshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!
Autori është ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe ish-këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defek...
6 këshilla për Black Friday
Aktivitetet që duhet të bëni për një jetë më të lumtur dhe t...
Spotify vendosi një rekord të ri
Musliu-Shoshi nesër do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Sp...