Rrjeti televiziv rekomandon plazhet më të mira që duhen vizituar nga pushuesit.
Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja që plazhet shqiptare i kanë renditur këtë verë në krye të destinacioneve.
“Këtë verë triumfi i plazheve i takon Shqipërisë ” e nis shkrimin media e radhës “National Geographic” në gjuhën spanjolle që e cilëson vendin tonë si parajsën e panjohur të Mesdheut.
Përmes këtij artikulli ky rrjet televizv u rekomandon lexuesve disa nga vendet më të mira për të pushuar.
Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar i turistëve për shkak të plazheve spektakolare sipas National Geographic.
Për rivierën tonë përshkruan plazhet më të mira duke nisur nga plazhet e Ksamilit, Borshit, Gjipesë e për të ndaluar në ato të Dhërmiut, Jalës, Kakomesë, Porto Palermos e më pas në plazhin e Qeperaoit.
Por përveç natyrës së mrekullueshme, një pjesë e saj shumë pak njihet nga turistët, e përmes këtyre artikujve padyshim njerëzit do kenë kureshtje të shtuar për kulturën dhe historinë e vendit tonë.
E si në çdo media tjetër ndërkombëtare edhe këtu nuk lihet pa përmendur edhe gastronomia e pasur e vendit tonë.
Kryeministri Rama ka shpërndarë artikullin në rrjetet sociale të cilin e quan një ftesë të parefuezueshme për të kaluar disa ditë në Shqipëri. K
ryeministri informoi se vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë./TV Klan
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës