Lionel Messi ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Amerikë, duke luajtur për Inter Miami.
Ylli argjentinas, kontrata e të cilit përfundon në fund të qershorit, nuk do të nënshkruajë për Barcelonën, sepse i ka munguar një propozim dhe theksoi se nuk ishte një ofertë formale.
Por, Barca ka reaguar pas intervistës së Messit, duke thënë se i urojnë fat sulmuesit edhe pse ata i kishin dhuruar një propozim.
Të hënën më pesë qershor, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i futbollistit, i ka përcjellë presidentit të klubit, Joan Laporta, vendimin e lojtarit për të nënshkruar me Inter Miami, pavarësisht se kishte një propozim të paraqitur nga Barça në përgjigje të vullnetit të shprehur nga të dy FC Barcelona si dhe nga Lionel Messi për t’u kthyer”, thuhet në njoftim.
Kushtet financiare të kontratës së Messit me skuadrën e MLS janë të panjohura, por Athletic raportoi të martën se partneri televiziv i MLS, Apple dhe sponsori i veshjeve, Adidas i kishin ofruar Messit marrëveshje për ndarjen e fitimeve për të ëmbëlsuar marrëveshjen./Arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...