Miratohet në lexim të parë Projektligji për çmimet e barnave

21:51 | 7 Qershor 2023
K.B

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave.

Me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, çmimi i barnave në Kosovë do të nivelizohet dhe do të jetë i njëjtë me çmimin në shtetet referente të rajonit.

Ulje në përgjithësi e çmimeve të barnave që ndikon drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve tona.

Vendosja e çmimeve tavan për kontraktim të barnave nga ana e institucioneve shëndetësore publike.

Vendoset baza për rimbursimin e barnave nga ana e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Vendosë konkurrencën mes barnatoreve komunitare në nivel profesional, e jo me ndryshim në çmime siç ka qenë praktikë e deritanishme, por edhe me shërbime.

Çmimet e barnave të përballueshme dhe të unifikuara.

Ndërsa, për herë të parë në vendin tonë krijohet një sistem rregullativ për çmimin e barnave./Arbresh.info/

Të ngjashme