Google ADS

S’kalon projektligji i PDK-së për pensionim të parakohshëm të policëve

19:33 | 7 Qershor 2023
K.B

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Ky projektligj është propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka konsideruar domosdoshmëri miratimin e këtij projektligji, ndërsa ka theksuar se propozohet që zyrtarët policor dhe punonjësit e IPK-së me autorizime policore të fitojnë të drejtën për pension të rregullt nëse mosha e tyre arrin në 55 vjet.

Këtë projektligj nuk e ka përkrahur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke thënë se ky projektligj i propozuar nga PDK nuk është serioz dhe nuk e ka kalkuluar barrën buxhetore.

Pro këtij projektligji ishte edhe LDK-ja, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar që edhe mazhoranca ta përkrahë këtë projektligj.

Qeveria e Kosovës nuk ka paraqitur mendim për këtë projektligj, derisa i njëjti është dërguar në seancë pa mbështetjen e mazhorancës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes./Arbresh.info/

Të ngjashme