Sheiku, Jassim bin Hamad Al Thani bëri një ofertë të pestë për të blerë Manchester United në fillim të kësaj jave, sipas një burimi të afërt me bankierin nga Karari.
Kjo do të jetë oferta përfundimtare e Sheik Jasimit dhe pas të premtes ai nuk do të angazhohet më në këtë proces, shkruan BBC.
Oferta është për 100% të klubit, do të pastrojë borxhin e United dhe ka një fond të veçantë për klubin dhe komunitetin lokal.
Ineos Group i Sir Jim Ratcliffe është pala tjetër kryesore që përpiqet të blejë klubin e Premier League.
Shifrat në mars treguan se United kishte 969.6 milion £ borxh përmes një kombinimi të borxhit bruto, borxhit bankar dhe tarifave të papaguara të transfertave me pagesat përkatëse.
Familja Glazer, e cila aktualisht zotëron klubin, njoftoi në nëntor se po konsideronte shitjen e Manchester United ndërsa “eksploron alternativa strategjike”.
Edhe pse nuk ka pasur asnjë përgjigje nga familja Glazer që nga afati i fundit i ofertës më 28 prill, në kampin e Ineos në maj ishte rritur besimi se përpjekjet e tyre për të blerë United do të ishin të suksesshme.
Kuptohet se një nga sugjerimet e Ratcliffe ka qenë ulja e përqindjes së United që ai dëshironte të blinte, nga 69% fillestare për të gjithë aksionet e Glazer në pak më shumë se 50%, gjë që do t’i lejonte bashkëkryetarët Joel dhe Avram Glazer të mbanin njëfarë përfshirjeje.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë tregues se kur familja Glazer do të marrë një vendim për drejtimin e ardhshëm të United.
Ata e blenë klubin për 790 milionë funte në vitin 2005 dhe kanë krijuar një vlerësim prej 5 deri në 6 miliardë funte për të./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...