Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Lindjeve për vitin 2022.
Në vitin 2022, janë regjistruar 31 420 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).
Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 615 janë meshkuj (51.3%) dhe 11 017 janë femra (48.7%). Kurse, jashtë Kosovës janë kryer 8 788 lindje.
Të lindur binjak në vitin 2022 (brenda dhe jashtë Kosovës) janë regjistruar 810 foshnje.
Më së shumti lindje të gjalla (brenda dhe jashtë Kosovës), ishin sipas grup-moshës së nënës (25-29 vjeç) me 10 671 lindje.
Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla (372 foshnje), Dua (289 foshnje), Bora (259 foshnje), Hana (242 foshnje), dhe Inara (230 foshnje).
Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje).
Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.
”ASK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...