Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha të mërkuren se qindra mijëra njerëz nuk kishin “qasje normale ndaj ujit të pijshëm”, një ditë pas shkatërrimi të digës të epokës sovjetike Kakhovka në jug të Ukrainës .
Përmes një postimi në Twitter, zoti Zelenskyy tha se shkatërrimi i digës ishte “plotësisht i qëllimshëm” dhe për këtë bëri përgjegjëse trupat ruse. Ai akuzoi Rusinë se nuk ndërmori asnjë hap për t’i ardhur në ndihmë banorëve që jetojnë në atë zonë, e cila kontrollohet nga Rusia, ndërsa ata përballen me pasojat e përmbytjes që shkaktoi shembja e murit të digës.
Sipas autoriteteve ukrainase më shumë se 17 mijë persona janë evakuuar nga zonat përgjatë lumit Dnipro, pas përmbytjeve në më shumë se 40 qytete dhe fshatra, të cilat janë nën kontrollin e Ukrainës.
Më shumë se 900 persona janë evakuuar nga zonat që kontrollohen nga Rusia.
“Ka të ngjarë që struktura e digës të pësojë dëmtime të tjera në ditët në vazhdim dhe të shkaktojë përmbytje tjë tjera”, tha në njoftimin e saj të përditshëm mbi zhvillimet në Ukrainë ministria e Mbrojtjes së Britanisë.
Kievi dhe Moska fajësuan njëra tjetrën për shkatërrimin e digës që ndodhet rreth 70 kilometra në lindje të Khersonit, rajonin ukrainas të cilin Rusia e kontrollon prej më shumë se një viti.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha të martën se nuk mund të thoshte në mënyrë përfundimtare se cili ishte shkaku i shkatërrimit masiv të digës, por se po vlerësonte njoftimet se shpërthimi ishte shkaktuar nga Rusia.
Në Kombet e Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm Antiono Guterres kërkoi që të ndalen sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.
“Tregjedia e sotme është një tjetër shembull i çmimit të tmerrshëm që po paguajnë njerëzit për shkak të luftës”, u tha ai gazetarëve.
“Portat e vuajtjes janë hapur dhe kanë shkaktuar dëme prej më shumë se një viti. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ai./VOA/
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...
Hovenier: Partneriteti i qëndrueshëm SHBA-Kosovë mbetet një ...
Rama takon komisioneren Kos: Mbështetëse e fortë e anëtarësi...