Fillon shtija e biletave për ndeshjen e Kosovës me Rumaninë

16:09 | 7 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës që luan në qershor.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se biletat për ndeshjen Kosova – Rumania kanë filluar të shiten.

Ato mund t’i blini përmes platformës online.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila mbahet më datë 16 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri./Arbresh.info/

 

Të ngjashme