Në takimin e fundit të turit të falenderimeve në Berat, ku PS fitoi 5 nga 5 bashki që ka qarku, Edi Rama kërkon nga kryebashkiakët e rinj të mos i marrin për të mirëqena bastionet e tyre.
Rasti i Shkodrës është ai që për kryesocialistin rrëzon teorinë e bastioneve tradicionale.
“Ka ndryshuar diçka shumë e rëndësishme më 14 Maj. Ajo hartë që kemi para syve është një hartë që tregon se njerëzit kanë filluar të mendojnë sipas interesit të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm të shikojnë sipas ngjyrës së fanelës së forcave politike”.
Zbulon suksesin e 8 nga 9 palë zgjedhje që ka fituar Partia Socialiste, qëkur ai ka marrë drejtimin në 2005.
“Është sepse ne sapo kanë mbaruar një palë zgjedhje kemi filluar të mendojmë për zgjedhjet e tjera duke mos e konsideruar asnjë fitore një arsye për të fjetur mbi dafina dhe për të vazhduar përpara duke i parë të tjerët nga lart poshtë.
Zbulon po ashtu 2 gjërat që e bëjnë krenar si kryesocialist.
“PS kurrë nuk e ka cenuar as me një fjalë të vetme interesin kombëtar dhe e dyta që PS votohet më shumë nga gratë sesa nga burrat”./tvklan.al/
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...