Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe entiteteve në Iran, Kinë dhe Hong Kong, duke i akuzuar për një rrjet që mbështet programin ushtarak dhe të raketave të Iranit, teksa Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se ky rrjet ka kryer transaksione dhe ka ndërmjetësuar në blerjen e pjesëve të ndjeshme, kritike dhe të teknologjisë për zhvillimin e raketave balistike të Iranit, përfshirë për Ministrinë iraniane të Mbrojtjes dhe Forcat e armatosura logjistike, që janë nën sanksione amerikane.
Në mesin e të sanksionuarve është edhe atasheu i mbrojtjes së Iranit në Pekin, Davoud Damghani, që Thesari e ka akuzuar për koordinim të blerjeve të pajisjeve që lidhen me ushtrinë. Këto blerje thuhet se janë bërë nga Kina për përdoruesit iranianë.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë rrjetet keqdashëse transnacionale që fshehurazi mbështesin prodhimin e raketave balistike të Iranit dhe programet e tjera ushtarake”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Sanksionet amerikane vijnë një ditë pasi Irani pretendoi se ka krijuar një raketë hipersonike, që sipas Teheranit, është e aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe fluturon me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit./rel
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri