Një 31-vjeçar, autor i 7 vjedhjeve të ndryshme, është arrestuar në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë 3 javëve të fundit, 31 vjeçari ka kryer 7 vjedhje, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
– Më datë 18.05.2023, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
– Më datë 26.05.2023, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;
– Më datë 29.05.2023, në rrugën “Nikolla Jorga”, ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën “Jordan Misja”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;
– Më datë 31.05.2023, në rrugën “Kol Xhumari”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;
– Më datë 01.06.2023, në rrugën “Fadil Rada”, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat;
– Më datë 02.06.2023, në rrugën “‘Maliq Muço”, ka tentuar të vjedhë në një banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas dhe një aparat celular. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./TCH/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...