Google ADS

Pavarësi e Kosovës dhe promovimi i Paqes, tani edhe në Vatikan

16:26 | 6 Qershor 2023
K.B

Pas suksesit të Koncertit të Paqes në Prishtinë në shkurt 2023, dhe disa ngjarjeve të tjera të mëdha në lidhje me festimin e Pavarësisë së Kosovës dhe promovimin e Paqes,Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po vazhdon  me organizim radhës, të një përmase më të gjerë, i cili që do të jetë një aktivitet historik për përfaqësimin e Kosovës në Vatikan.

Kështu bëri të ditur për Arbresh.info, drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj.

Dedushaj tha se kjo veprimtari ka si qëllim të të zgjerojë agjendën e vet edhe në vende të tjera, ku një nga qëllimet e radhës është të japë shfaqje dhe të kryejë takime në Mbretërinë e Bashkuar dhe Uashington DC.

Ai tregoi se këto takime do të mbahen me datat, 19, 20, 21 qershor.

“Me datat 19, 20 dhe 21 qershor në Vatikan do të mbahen disa takime me vlerë historike në mes Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në Bashkëpunim me z. Christopher Hyland, ish bashkëpunëtor i Presidentit amerikan Bill Clinton, z. Hazis Vardar kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ne France, sponsor kryesor, z. Naser Berisha ,kryetar i Rrjetit te Bizneseve ne Kanada , z. Mustafë Abazi , kryetar i RRBDSH në Gjermani, se bashku me Bashkëpunëtoret Fatos Xhafolli, Burim Mehmeti, Arton Rekaliu , z. Muharrem Salihu sponsor kryesor , pronar i MELA HOLDING GROUP -Biznesmen dhe veprimtar nga Medvegja i cili jeton ne Itali . Z. Edmond Hajrizi , Rektor i Universitetit UBT dhe ne koordinim të ngushtë me Fondacionin ‘’Fondazione Cardinale’’ Domenico Bartolucci nga Vatikani . Dhe ne Koordinim dhe organizim të përgjithshëm nga Dr. Naim Dedushaj Drejtor Ekzekutiv, RRBDSH z. Nazar Mehmeti , president , z. Ismet Smajli , Sekretar i përgjithshëm i RRBDSH z.Gani Fejzaj ,anëtar kryesie ne Teksas e biznesmen nga RRBDSH”, tha Dedushaj.

Programi i RRBDSH në Vatikan dhe Romë, qershor 2023 Sipas programit të caktuar, në këtë koncert që do të mbahet në Vatikan do të përfshihet dhe performanca artistike nga koncerti i paqes Kosova Hyland që u mbajt në Prishtinë këtë vit për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ky koncert madhor është organizuar në bashkëpunim me Fondazione Cardinale Domenico Bartolucci në Vatikan. 19 qershor, :koncert privat në Vatikan pasdite vonë, i kufizuar në 80 të ftuar, performancë nga Lauretana Musical Chapel.

Me ftesë. 19 qershor:Darka në Vatikan per te ftuar vip 20 qershor,: UBT- Hyland Center for Global Studies,Konferenca për Kosovën në Vatikan: Ekonomia dhe Historia Kosovës (e hapur për të gjithë). I ftojmë anëtarët dhe miqtë që të inkurajojnë individët e interesuar për të mësuar më shumë për Kosovën që të marrin pjesë në këtë diskutim të UBT Hyland Center for Global Studies per Kosova, një ngjarje e hapur për të gjithë.( Edmond Hajrizi, Christopher Hyland, Naim Dedushaj )

20 qershor, e martë: veshja rreptësisht e zezë dhe kravatë e zezë, darkë në Klubin prestigjioz Hunt të Romës, i kufizuar në 80 të ftuar. Me ftesë. 21 qershor, e mërkurë: marrëveshjet janë në negociata për të rregulluar pjesëmarrjen në Audiencën Papnore javore të mëngjesit, që nënkupton pjesëmarrjen shume personave nëkëtë takim.

21 qershor, : dreka në Pallatin Ikonik Colonna. Protokolli veshjes dhe të tjera: kostum biznesi dhe kravatë.

E kufizuar në 80 të ftuar, me ftesë. 21 qershor, e mërkurë: Në prani të nderuarit kryeministrit Albin Kurti, kardinalit Dominique Mamberti, anëtarëve dhe miqve të RRBDSH-së në Panteon-Pantheon do të shfaqet koncerti i Paqes Kosova Hyland.

Qëllimi i këtij koncerti është thirrja për Paqe.

Ky koncert do të shfaqet në vendin më prestigjioz në Itali dhe në botë, në Pantheon, me orkestër të plotë prej 70, 7 solistë dhe kor të plotë, ku solistët dhe tenorët do të jenë për herë të parë nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky koncert do të jetë me vende të rezervuara për shqiptarët, por gjithashtu do të jetë i hapur për publikun italian në bazë të hapësirës në dispozicion ku do të ketë shumë pjesëmarrës./Arbresh.info/

Të ngjashme