Të paktën 42 persona kanë mbetur të vdekur në Haiti pash reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje gjatë fundjavës, thanë autoritetet e emergjencës të Haitit.
Njëmbëdhjetë të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur dhe mbi 13.000 janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet.
Qyteti i goditur më së rëndi është Leogane, në jug-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, ky tre lumenj kanë dalë nga shtretërit.
Në përgjithësi, gjysma e zonave në vendin e varfër të Karaibeve janë prekur nga këto vërshimet.
Vendasja Phania Cange e humbi shtëpinë e saj, e cila u rrëmbye nga vërshimet. Ajo arriti ta shpëtojë njërin nga fëmijët e saj, por fëmija tjetër i saj, tre vjeç, vdiq nga përmbytjet.
“Rrezikova t’i humbisja dy fëmijët, por Zoti ma la tjetrin të varur për një pemë”, tha Cange.
Kryetari i zonës së Leogane, Ernson Henry, tha se banorët e qytetit ishin “të dëshpëruar”
“Ata kanë humbur gjithçka. Ujërat ua kanë shkatërruar fushat, ua kanë shpërndarë kafshët shtëpiake”, tha ai për agjencinë e lajmeve, AFP.
Raportohet se numri i të vdekurve mund të rritet.
Kryeministri Ariel Henry tha se qeveria e tij, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, po “merrte masa urgjente” për ta luftuar këtë katastrofë.
Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) tha se do të fillonte t’i furnizonte të gjithë njerëzit e zhvendosur me racione të ushqimit të nxehtë.
Infrastruktura e vendit është dëmtuar nga tërmetet e shumta të mëdha. Operacionet e shpëtimit vështirësohen nga problemet e vazhdueshme të Haitit me bandat kriminale, që kontrollojnë shumë zona të vendit./rel
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...