Irani pretendoi më 5 qershor se e ka krijuar një raketë hipersonike të aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe që udhëton me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Prezantimi i kësaj rakete vjen në një kohë tensionesh me SHBA-në.
Raketa e re – e quajtur Fattah, ose “pushtuesi” në gjuhën shqipe – u prezantua në të njëjtën ditë kur Irani tha se do t’i rihapte zyrat diplomatike në Arabinë Saudite, pasa disa viteve konflikt me Riadin zyrtar.
Segmenti i publikuar në televizionin shtetëror iranian raportohet se synonte të tregonte se qeveria e Teheranit mund të përdorë armë kundër armiqve të saj në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.
“Sot ne ndjejmë se është formuar fuqi parandaluese”, tha presidenti iranian, Ebrahim Raisi, gjatë eventit. “Kjo fuqi është një garanci e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit”.
Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, kreu i programit të hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare paraushtarake, e prezantoi atë që dukej të ishte një model i kësaj rakete. Hajizadeh pretendoi se raketa kishte një rreze veprimi deri në 1,400 kilometra.
Kjo nënkupton se kjo raketë i takon gamës së mesme të arsenalit të raketave balistike të Iranit, të cilin Irani e ka ndërtuar gjatë viteve pasi sanksionet perëndimore kryesisht e pengojnë atë të ketë qasje në armatim të avancuar.
“Nuk ekziston asnjë sistem që mund ta rivalizojë ose kundërshtojë këtë raketë”, pohoi Hajizadeh.
Ky pretendim, megjithatë, varet nga sa e manovrueshme është raketa. Raketat balistike fluturojnë në një trajektore në të cilën sistemet mbrojtëse si Patriot e SHBA-së mund ta parashikojnë rrugën e tyre dhe t’i ndalin ato.
Armët hipersonike, të cilat udhëtojnë me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, mund të jenë sfiduese për sistemet e mbrojtjes raketore për shkak të shpejtësisë dhe manovrimit të tyre. Irani e përshkroi Fattahun si raketë që lëvizë me shpejtësi 15 herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit.
Vendet Arabe të Gjirit, aleate me SHBA-në, përdorin kryesisht sistemin e mbrojtjes Patriot. Izraeli, rivali kryesor i Iranit në Lindjen e Mesme, përdorë gjithashtu këtë sistem.
Prezantimi i raketës së Iranit erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta nisë një vizitë në Arabinë Saudite./rel
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...