Google ADS

Kreu i PDK-së: Përfaqësuesit ndërkombëtarë asnjëherë s’kanë qenë më të shqetësuar se tash

12:48 | 6 Qershor 2023
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është shprehur i shqetësuar pas takimit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pas takimit që kishin si krerë të opozitës me të dërguarit e ShBA-së dhe BE-së për dialogun, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, Krasniqi tha para medieve se asnjëherë më parë, përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kanë qenë më të shqetësuar për situatën në Kosovë sesa tash, raporton Arbresh.info

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kane qenë asnjëherë më të shqetësuar se tash”, tha ai.

Krasniqi tha se në këtë takim nuk është diskutuar çështja e mundësisë së zgjedhjeve të reja në komunat veriore. Sipas tij, çështja e zgjidhjes së situatës në veri i takon Presidentes dhe Kryeministrit të vendit.

“Nuk është diskutuar zgjedhje te reja, mbetet presidentes dhe kryeministrisë me marr masa për zgjidhjen e kësaj situate”,  tha ai.

Krasniqi po ashtu u shpreh i shqetësuar për faktin se Presidentja e vendit ende nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme si komandante supreme për përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23”./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Abdixhiku i LDK-së: BE dhe SHBA kurrë s’kanë qenë më të ashpra se tash me Kosovën – Arbresh.info

Të ngjashme