Arrestohet një serb, iu gjetën mallra që i kishte futur ilegalisht nga Serbia

12:26 | 6 Qershor 2023
A Z

Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘tregti e ndaluar’.

Sipas njoftimit, zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, rreth orës 07:05 në fshatin Dobravë të Leposaviqit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll.

“Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore”, thuhet në komunikatën për media.

Në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Policia në koordinim me prokurorin kanë iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’, ndërsa personi dhe vetura janë dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera.

Të ngjashme