Google ADS

Komentet negative ndaj Escobarit dhe Hovenierit, reagon ashpër Pacolli: Urrejtja ndaj tyre është çmenduria e radhës

11:10 | 6 Qershor 2023
E.H

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj komenteve negative të qytetarëve kundër të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar dhe ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Pacolli ka thënë se e shqetësojnë komentet të tilla nga përkrahësit e kryeministrit, Albin Kurti.

“A është ky identiteti ynë i ri? Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqert dhe më të madh është çmenduria e radhës!”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Tutje ai ka thënë se nuk do të jemi kurrë në gjendje të ua kthejma atë që aleatët tanë bënë për në.

“A e dini more që pa mbështetjen e ShBA-së Kosova nuk mund të ekziston si shtet i pavarur!! Pavarësisht se kush ju ndihmon në jetë, mirënjohja është detyrë. Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’u a kthejmë aleatëve tanë atë qe ata bënë për ne por kurrë nuk duhet t’i lëndojmë apo mos të jem mirënjohës ndaj tyre”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme