Rama: Mbi 19 mijë fermerë në Shqipëri janë pajisur me kartën e naftës

08:23 | 6 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se më shumë se 19 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se kjo masë vjen në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme