Ademi uron Prishtinën pas triumfit në Kupën e Kosovës

23:00 | 5 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Një ndeshje dramatike në “Fadil Vokrri” ka përfunduar me triumfin e Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti mposhti në finalen e Kupës së Kosovës Gjilanin me rezultat 2:0.

Fitoren Prishtinës ia ka uruar edhe Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka falënderuar dy tifozerit për spektaklin.

“FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, pasi në finale arriti fitore ndaj SC Gjilani, me rezultat 2:0. Kësisoj, Prishtina i gëzohet Kupës pas tre vjetësh, duke e çuar në tetë numrin e trofeve të kësaj gare. Përgëzoj FC Prishtina, tifozët “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës për këtë sukses dhe për atmosferën e krijuar. Falënderoj “Skifterat” që ishin në numër të madh dhe i dhanë ngjyra spektakli kësaj finaleje, derisa futbollistëve të SC Gjilanit u dëshiroj më shumë fat në të ardhmen”, ka shkruara ai.

Prishtina ngriti këtë trofe për herë të parë që nga viti 2019./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme