Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, ka mbajtur konferencë për media këtë të hënë, ku ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e qershorit.
“Kuqezinjtë” do të përballen me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, ‘Gjermani 2024’.
Tekniku brazilian foli për 26 zgjedhjet e tij, ndërsa komentoi edhe mungesën e Klaus Gjasulës për dy sfidat e rëndësishme.
“I kemi të gjitha mundësitë për të marrë fitore në këto dy ndeshje. Përveç lojës së bukur, duam edhe 6 pikët. Por, fusha do të na tregojë se sa do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë gjë. Sigurisht rezultatin nuk mund ta kontrollojmë, por ne kemi një rrugë të gjatë përpara, me 7 finale. Kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjet e tjera. Duhet të marrim sa më shumë pikë. Dëshira është e madhe për të shkuar në finalet e EURO 2024”, tha ai.
Ai debutoi në krye të kombëtares së Shqipërisë më 27 mars kundër Polonisë./Arbresh.info/
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...