Peci i kundërpërgjigjet Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!

16:30 | 5 Qershor 2023
E.H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin se po merret me çështje të inspektorëve e jo me ato të bujqësisë.

Lidhur me këtë deklaratë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Peci, i cili ka thënë kjo është hera e fundit që polemizon me një analfabet.

“Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!”, ka shkruar Peci.

“Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”, tha Peci./Arbresh.info

Lexo edhe:

Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit

Të ngjashme