Deminerët e Kosovës që nga viti 1999 në bashkëpunim me ekipet e KFOR-it dhe organizata e tjera të involvuara, kanë pastruar mbi 60 milion metra katrorë tokë duke bërë largimin e mbi 95,000 minave dhe mjeteve të tjera eksplozive të pashpërthyera.
“Këto rezultate janë indikator i punës së shkëlqyer të kryer nga ekipet e FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit dhe organizatat tjera deminuese, falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Tutje në njoftim thuhet se MB mbetet e përkushtuar për ngritjen e kapaciteteve për pastrimin e të gjitha zonave të afektuara nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive.
“Çdo minë e pastruar do të thotë një jetë e shpëtuar. Çdo minë e pastruar na sjell një hap më afër në ndërtimin e kushteve për paqe afatgjate dhe produktive, andaj Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve për të vazhduar pastrimin e të gjitha zonave të afektuara nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive, ngase investimi në veprimin ndaj minave do të thotë investim në jetën njerëzore dhe të ardhmen e sigurt të vendit”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?