Google ADS

KFOR-i ndihmon Policinë e Kosovës të largojnë veturën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan

15:31 | 5 Qershor 2023
L G

Një zyrtarë policor ka tentuar të dal me veturën e Policisë nga mes zona e sigurisë dhe protestuesve serbë, të cilët po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë para objektit të Komunës së Zveçanit, por ai është bllokuar nga protestuesit, të cilët nuk lejonin largimin e veturës.

Ai ka qëndruar për më shumë se 20 minuta në hapësirën në mes protestuesve dhe barrikadave të cilat i ka vendosur KFOR-it. E më pas ishin ushtarët e KFOR-it, ata që hoqën rrethojat, duke lejuar që vetura e Policisë të hyjë në zonën e sigurisë ku po qëndrojnë edhe automjetet e tjera të njësisë speciale dhe të KFOR-it.

Ndryshe, protestuesit serbë kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës në Zveçan, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të veturës policore e cila ishte duke patrulluar në atë zonë./telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme