Kosova publikon listën për ndeshjet e qershorit

14:28 | 5 Qershor 2023
Emir Abduramani

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor.

Kosova zhvillon në këtë muaj dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 ndaj Rumanisë në Prishtinë dhe ndaj Bjellorusisë si mysafir.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën prej 23 futbollistëve, ku shihet se asnjë futbollist nuk është nga Superliga e Kosovës, teksa ka lënë jashtë listës edhe kampionin e Belgjikës me Royal Antwerp, Arbnor Muja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme