Futbollisti i Kosovës, Arbnor Muja, i cili dje u shpall kampion në Belgjikë me skuadrën Royal Antwerp, ka publikuar një shkrim emocionues sot.
Në rrjete sociale, Muja, i cili deri sezonin e kaluar luante tek Drita në Kosovë, ka publikuar një fotografi kur ka qenë duke luajtur futboll në lagjet e Mitrovicës, prej nga edhe ai vjen, dhe një fotografi duke festuar titullin kampion në ligën belge.
Në postimin e tij emocionues, Muja shkruan:
U rrita në rrugët e Kosovës, duke luajtur futboll me shokët e lagjes, jetoja vetëm me një qëllim, të bëhem futbollist profesionist, të luajë në arenën ndërkombëtare, të jem sikur ata në televizion, por të jem kampion në një shtet europian, se kam mendu kurrë. Qdo ditë punova fort dhe besova edhe pse shumë herë u theva nga pikëllimi. Se plani i Zotit është më i miri për ju, e dëshmova me karrierën time”, ka shkruar Muja.
Tutje, ai falënderoi familjen, miqtë, Kosovën dhe veten e tij.
Muja ka filluar karrierën në qytetin e tij te Trepça 89’, për të kaluar në vitin 2019 te Skënderbeu në Korcë, nga ku u transferua te Drita në vitin 2021, ku pas një sezoni fantastik dhe paraqitje të shkëlqyeshme në garat evropiane, ai ra në syrin e gjigantëve belgë, Royal Antwerp, të cilët e blenë në gusht të 2022-ës për 400 mijë euro.
Te Antwerp, Muja shumicën e ndeshjeve është startues, ku tregon paraqitje mjaft solide.
E gjithë kjo, nuk ka mjaftuar për t’i bindur trajnerin e Kosovës, Alain Giresse, për ta ftuar Mujën në ndeshjet e përfaqësueses, për të cilën Muja nuk ka asnjë ndeshje të zhvilluar./Arbresh.info
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...