Google ADS

Laporta takohet me babain e Messit, rikthimi te Barcelona në horizont

13:28 | 5 Qershor 2023
Emir Abduramani

Babai i Leo Messit dhe njëherit agjenti i tij, Jorge Messi është duke zhvilluar takim me presidentin e Barcelonës, Joan Laportan.

Ata po diskutojnë për mundësinë e rikthimit të kampionit të botës, Leo Messit në “Camp Nou”, aty ku shkroi historinë dhe ndërtoi karrierën sublime të tij.

Në një video të siguruar nga gazetari Juan Marti, shihen dy protagonistët duke u futur në një ndërtesë së bashku.

Messi është larguar nga PSG-ja dhe ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën, teksa nga tash është lojtar i lirë.

Messi është mes dy opsioneve, rikthimit te vendi ku dha dhe mori gjithçka, pra, te Barcelona, apo në Arabinë Saudite ku po e pret oferta qindra milionëshe./Arbresh.info

Të ngjashme