Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë

15:17 | 5 Qershor 2023
L G

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, në njoftimin e të cilës thuhet se vendimi e obligon Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë të zhvillojë negociata me Shqipërinë për finalizim të tekstit përfundimtar të marrëveshjes./rtk

Të ngjashme