Google ADS

Në Zubin Potok situata e qetë, protestuesit shoqërohen me tingujt e muzikës nacionaliste serbe

10:55 | 5 Qershor 2023
A Z

Dita e 8’të e protestës së serbëve të Kosovës, në Komunën e Zubin Potokut është e qetë dhe në numër shumë të vogël të pjesëmarrësve të cilët kryesisht janë punëtorë që kanë punuar në objekt të komunës. Protestuesit po e respektojnë distancën e krijuar nga Policia e Kosovës, nuk afrohen, nuk përdorin fjalë ofenduese, dhe nuk janë duke provokuar. Ata po shoqërohen nga muzika nacionaliste e cila po lëshohet nga një kafiteri përball objektit të Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.

Protestuesit shumica shihen që janë të rinjë, nuk vërehen grupe të individëve me maska, po janë disa nga kujdestarët të cilët janë me rroba të zeza, e të cilët vijnë herë pas here. Më as barrikada e vendosur para objektit të Komunës nga Policia, nuk është e mbyllur plotësisht, nuk shihen policë të Njësisë Speciale, siç kishte ditë më parë, por po qëndrojnë vetëm 5 policë, pa mbrojtëse dhe pa helmeta.

Njëra nga këngët që po të dëgjohet është ajo në gjuhën serbe si, “Kthehu vojvodë përsëri, këtu do të na gjesh duke e mbrojtur popullin serbë në Kosovë”, apo, ktheu “Vojvodë aty ku ke luftu dhe aty ku je bërë çetë.

Serbët tani i kanë shtuar çadrat të cilat iu krijojnë hije dhe po qëndrojnë aty, për momentin nuk ka as masa të shtuara të KFOR-it, janë vetëm dy të cilët qëndrojnë përball objektit të Komunës. Deri sa ka ardhur ekipi i ‘Arbresh.Info’ rruga ka qenë e lirë dhe e qetë, pa provokime. Po ashtu edhe mediat janë në numër të vogël. Qarkullimi është normal edhe i qytetarëve dhe nuk shihen ngarkesa siç shiheshin ditëve më parë./arbresh.info/

 

Të ngjashme