FC Prishtina dhe SC Gjilani sonte luajnë finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Me fillim nga ora 18:00, në “Fadil Vokrri” dy skuadrat zbarojnë me qëllimin e fitimit të kësaj kupe, të cilës i kanë dhënë shumë rëndësi dy skuadrat, marrë parasysh faktin se në ligë nuk është që kanë arritur objektivat e tyre.
Prishtina që ka trajner Debatik Currin në vitin 2019 e kishte fituar për herë të fundit këtë trofe, teksa gjilanasit që nga viti 2000 nuk e kanë shijuar trofeun, i cili, ka qenë i pari dhe i vetmi i këtij klubi në historinë e futbollit në Kosovë.
Trajner i Gjilanit është Zekirja Ramadani.
Gjilani veçse e ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm, teksa Prishtina edhe në rast fitoreje, në Evropë nuk do të mund të luajë, për shkak se nuk është licencuar, teksa në ligë ka dalë e pesta, për dallim nga Gjilani e cila ka përfunduar në vendin e tretë.
Në lidhje me këtë ndeshje, Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka mbyllur dy rrugë të kryeqytetit, rrugë që lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, për arsye të shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm./Arbresh.info
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt
Shpërthim me lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçari...
Kamala Harris sheh “rritje historike” – sondazhet e NBC dhe ...
Tensionet Izrael-Hezbollah/ Biden: Po bëjmë çdo gjë për të p...
Rama në OKB: Urdhri Bektashi, qendër tolerance
Turbulencat në ajër? 10 gjëra që duhet të dini për një udhët...