Google ADS

Kjo është tabela e Serie A në këtë sezon, ka dhe një ndeshje vendimtare për mbijetesë

08:14 | 5 Qershor 2023
Emir Abduramani

Sezoni 2022/23 në Serie A u mbyll mbrëmë. Çështja e kampionit ishte mbyllur javë më parë, me Napolin që e fitoi titullin për herë të tretë në histori, dhe të parin që nga koha e legjendarit Diego Armando Maradona.

Bashkë me Napolin, në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të luajnë edhe Lazio, Interi e Milani.

Sonte u përcaktuan edhe tri skuadrat tjera që do të përfaqësojnë Italinë në garat evropiane.

Atalanta dhe Roma do të luajnë në Ligën e Evropës, kurse Juventusi për herë të parë do të luajë në Ligën e Konferencës, pas pikëve që iu hoqën nga Komisioni Disiplinor i Serie A.

Cremonese dhe Sampdoria janë skuadrat që kanë rënë nga Serie A dhe nga sezoni i ardhshëm do të jenë pjesë e Serie B.

Mbetet për t’u parë se cila skuadër do t’iu bashkohet atyre një kategori më poshtë, pasi Spezia dhe Hellas Verona do të duhet të luajnë edhe një ndeshje mes vete javën e ardhshme, në një terren neutral. Kjo pasi që të dy skuadrat e mbyllën sezonin me pikë të njëjta.

Renditja përfundimtare në Serie A:

Të ngjashme