Google ADS

Situatë e qetë në veri

08:09 | 5 Qershor 2023
Emir Abduramani

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan raporton se afër ndërtesës së kësaj komune shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake.

Serbët lokalë janë duke mbajtur atje protesta rregullisht, prej 29 majit, me kërkesën që kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të mos hyjnë në objektet komunale dhe që njësiti special i Policisë së Kosovës të largohet nga ato ndërtesa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme